“Kriptomonedhat, treg me risk”, Civici: Shqetësuese, mënyra e operimit dhe mungesa e kontrollit

schedule14:45 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:45 - 1 Qershor, 2023

Për ekspertin e cështjeve ekonomike, Adrian Civici tregu i kriptomonedhave mbetet një treg me risk të madh pavarësisht ekspancionit të vazhdueshëm.

“Tregu i kriptomonedhave është një treg në ekspansion të vazhdueshëm. Bëhet fjalë për monedhat dixhitale, është një sistem monedhash të fshehta.

Aktualisht investimet në sektorin e kriptomonedhave në nivel global e kanë kaluar shumë e 3 miliardë dollarëve duke iu afruar ndjeshëm vlerës si kolateral të arit.

Shqetësimi ekziston sepse duke qenë një treg i pakontrolluar i kriptuar, përmes tij akoma ka pikëpyetje për të dhënë një përgjigje nëse janë realisht monedha apo është një formë pagese dhe transmetimi të vlerës.

Aktualisht janë mbi 20 mijë kriptomonedha në botë. Një pjesë e vogël dominojnë, flitet për gjeneratën e dyte e të tretë. Luhatshmëria e madhe ka bërë që vemendja karshi tregut të jetë shumë e madhe.” u shpreh Civici në një intervistë për Sheshin e Dollarit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!