Krimi zbulohet pas 48 vitesh, ish pastori amerikan rrëfehet se ka vrarë një 8 vjeçare në vitin 1975

schedule12:51 - 25 Korrik, 2023

schedule 12:51 - 25 Korrik, 2023

Një ngjarje e rëndë është zbuluar pas 48 vitesh në Pensilvani, me viktimë një vajzë vetëm 8 vjeç.

Mediat e huaja shkruajnë se pas 48 vitesh një ish pastor ka rrëfyer krimin e tmerrshëm të vrasjes së vogëlushes Gretchen Harrington, ngjarje e ndodhur në vitin 1975.

David Zandstra , 83 vjeç, rrëfeu se kishte rrëmbyer dhe vrarë vajzën e vogël ndërsa ajo ishte duke shkuar për në një kamp të krishterë. Sipas rrëfimit të publikuar në media ai I është ofruar 8 vjeçares dhe e ka marrë me makinën e tij jeshile në 15 gusht të vitit 1975.

Më pas ai shprehet se e ka dërguar vajzën në një vend të izoluar ku i kërkoi që t’i hiqte rrobat. Kur ajo refuzoi, ai e rrahu për vdekje. Pastori, i cili ishte i njohur për familjen, tha se u kthye në kishë pas vrasjes.

David Zandstra është një përbindësh. Është makthi më i keq i çdo prindi”, tha avokati i Delkos, Jack Stollsheimer, gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

“Ai vrau një vajzë tetëvjeçare që e njihte dhe i besonte dhe më pas vazhdoi të sillej si mike me familjen e saj, jo vetëm gjatë funeralit, por edhe në vitet që pasuan”.

Elementi që çoi në zbardhjen e çështjes ishte dëshmia e dhënë në polici janarin e kaluar nga një grua që pretendonte se ishte shoqe e mirë e vajzës së Zandstra. Sipas saj, prifti kishte ngacmuar Gretchen të vogël kur ajo kaloi një natë me fëmijët e tij në shtëpinë e tij kur ishte 10 vjeç.

Policia nxitoi të merrte në pyetje ish-priftin në lidhje me akuzat për abuzim seksual dhe në atë moment ka rrëfyer gjithçka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!