Krimi që tronditi Tiranën, Braçe: T’ka baba çun është një kulturë që duhet zhbërë me edukim

schedule22:33 - 2 Tetor, 2021

schedule 22:33 - 2 Tetor, 2021

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas krimit që tronditi sot Tiranën, ku një i ri vrau partneren e tij ganeze dhe më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit duke gjetur vdekjen.

Braçe shprehet se krimet ndaj vajzave dhe nënave po sfidojnë çdo ditë e më shumë në një përmasë që shastis.

“Nuk di: kujtoja se gjithë urrejtjen e kishim ndaj vajzave e grave shqiptare! Qenka edhe më ëndë! Tani ndaj çdo gruaje që është në këtë vend! Si ka mundësi që në këtë vend pasioni i ca burrave kthehet aq shpejt e shpesh në krim? Si ka mundësi?

Krimet ndaj vajzave e grave, nënave, po sfidojnë çdo ditë në një përmasë e lloj që shastis por kërkush nuk shkon më shumë se habia!! T’ka baba çun e t’ka mama yll-është një kulturë që duhet zhbërë me edukim, edukim, barazi, respekt!”, shkruan ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!