Krimi që tronditi Shkodrën ngjarje e paralajmëruar, gruaja është dhunuar tre herë

schedule08:16 - 19 Gusht, 2021

schedule 08:16 - 19 Gusht, 2021

Krimi në familje që tronditi Shkodrën ka qenë një ngjarje e paralajmëruar. 79-vjeçari Fadil Bandulla qëlloi me armë bashkëshorten e tij 83-vjeçare Sanije, e më pas e ka drejtuar armën edhe nga vetja.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli brenda dy javësh gruaja është rrahur tre herë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se hera e fundit ka qenë të shtunën. Burimet tregojnë se dhe policia nuk ka marrë asnjë mase pasi ajo është ankuar dhe ka bërë denoncim ditën e shtunë.

Çifti kanë pasur vazhdimisht përplasje dhe konflikte. Ata kanë dy djem që jetojnë në SHBA dhe një vajzë në Gjermani. Çifti i të moshuarve u gjetën dje të pajetë, por ngjarja dyshohet se ka ndodhur para disa ditësh. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!