Krimi që tronditi Greqinë, çfarë tradhtoi Ledjon Brakajn, zbardhet ngjarja, si dogji për së gjalli tezen dhe nipin brenda në shtëpi

schedule16:53 - 27 Gusht, 2022

schedule 16:53 - 27 Gusht, 2022

Një kapuç duket se ka “tradhtuar” , Ledjon Brakajn, shqiptarin që ekstradua sot në Greqi, pasi akuzohet për vrasjen e dyfishtë që tronditi vendin fqinj në vitin 2015.

Sipas autoriteteve greke AND-ja e gjetur në kapuçin që u zbulua në vendin e krimit ka ndihmuar policinë e Atikës të zbardhte krimin brutal të kryer nga Ledjon Brakaj.

Ai u kap në 19 gusht në Maltë pas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe me procedura të përshpejtuara u dërgua në Greqi ku edhe do të përballet me akuzat, raporton abcnews.al.

Brakaj akuzohet për vrasjen e dyfishtë gjatë një grabitjeje në vitin 2015 në Aigina, në Atikë. Shqiptari i ekstraduar ka vrarë me grushte tezen dhe nipin e saj dhe më pas i dogji për së gjalli, shkruan protothema.gr.

Ne foto tezja dhe nipi i saj që u dogjën për së gjalli në shtëpinë e tyre ne vitin 2015

Ndërkohë Policia e Atikës ka zbardhur krimin brutal të ndodhur shtatë vite më parë. Sipas policisë greke shqiptari hyri në shtëpinë e të moshuarës në Aigina dhe i dogji për sa gjalli.
36-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të datës 30 nëntor 2015, ka hyrë në shtëpinë e një 71-vjeçareje në fshatin Asomati të Aiginës, me disa të tjerë pasi më parë kishte thyer dritaren me gurë.

Lexo edhe:  “Daja u la pasuri të madhe”. Ekstradohet në Greqi Ledjon Brakaj, akuzohet për krimin e tmerrshëm gjatë grabitjes: Dogjën të gjallë tezen dhe nipin

Më pas, pasi kanë goditur me grusht të moshuarën dhe nipin e saj 44-vjeçar për t’i detyruar të tregonin se ku i kishin fshehur sendet me vlerë i kanë çuar në një dhomë.

Aty, pasi i mbuluan me një grumbull rrobash dhe i dogjën të gjallë, raporton abcnews.al.

“Të dy i njohën vrasësit dhe për këtë u dogjën. Flitej se tezja ime Irene mbante paund në shtëpinë e saj, por edhe se kishte të fshehura shumë para. Ajo nuk ishte e pasur dhe nuk e di nëse është e vërtetë. Me situatën në të cilën ndodhet vendi, kush është ai që po të ketë pak para në bankë, nuk do t’i merrte dhe do t’i mbante në shtëpi?”, tha një i afërm.

“Shumë njerëz thoshin se edhe një daja i djalit që vdiq kishte fshehur para dhe ia kishte lënë të gjitha Lambros që ishte shumë i urtë si njeri”, tha një tjetër i njohur i familjes.

Thashethemet për pasuri

Kombinimi i këtyre dy thashethemeve është ai që mesa duket i ka shtyrë autorët të shkatërrojë edhe pllakat e shtëpisë ku u gjetën të vdekur tezja dhe nipi. Ata i njihnin viktimat, por edhe lagjen, ndërkohë që momenti i krimit të tmerrshëm nuk u zgjodh rastësisht.

Në një shtëpi aty pranë po zhvillohej një festë e madhe për emrin e njërit prej anëtarëve të kësaj familjeje.

Muzika vijonte me zë të lartë, duke e bërë më të lehtë për vrasësit të mos dëgjohej asgjë se çfarë po ndodhte në shtëpi, raporton abcnews.al.

Së dyti, fqinjët pohojnë për mediat lokale se një natë më parë janë zgjuar në mes të natës pasi qentë në lagje lehnin në mënyrë të pazakontë, ndërsa shtuan se kishin vënë re lëvizje të dyshimta nga persona të panjohur. “Duket se para se të hynin, për të vjedhur e për të vrarë, kanë kontrolluar lagjen, që të jenë të përgatitur për të gjitha rastet”, vënë në dukje fqinjët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!