Krimi për pronën në Lushnje, gjykata lë në burg 49-vjeçarin

schedule13:31 - 4 Gusht, 2021

schedule 13:31 - 4 Gusht, 2021

Gjykata e Lushnjes, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 49-vjeçarin Kastriot Hasalla që vrau me armë gjahu 30-vjeçarin Romeo Hasalla pas një konflikti për pronat.

Lexo edhe: Konflikt për pronat mes kushërinjve në Lushnje, një i vrarë dhe tre të plagosur, në kërkim autorët

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Garunjas të Lushnjes.

Lexo edhe: Konflikti mes kushërinjve në Lushnje me 1 të vrarë e 3 të plagosur, arrestohet autori i tretë

Dy vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë qëlluar me armë gjahu, çifte kushërinjtë e tyre, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe tre djemtë e tij Romeo , Emiljano dhe Laert Hasalla.

Lexo edhe: Si nisi sherri për ullinjtë në Lushnje, viktima sapo u kthye nga Greqia, baba i dy fëmijëve

Nga të shtënat mbeti i vdekur Romeo Hasalla , ndërsa u plagosën babai i tij Shuaip dhe dy vëllezërit e Emiljano dhe Laert Hasalla.  Viktima Romeo Hasalla baba i dy fëmijëve të mitur vetëm kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!