Krimi në Velipojë/ Karamuço: Shkak kryesor, mosmenaxhimi i masave të sigurisë. Softa: Çdo pjesë e territorit shqiptar duhet mbajtur nën kontroll

schedule00:00 - 21 Gusht, 2024

schedule 00:00 - 21 Gusht, 2024

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin Shkodër-Velipojë. Dy vëllezërit pronarë të një hoteli në plazhin e Velipojës, Edmir dhe Gëzim Frroku vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, 22 vjeç.

Sipas ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço, shkak kryesor i kësaj ngjarje është mosmenaxhimi i masave të sigurisë.

“Shkak kryesor është bërë mosmenaxhimi i masave të sigurisë, ndaj personave me rrezikshmëri të lartë që ka vendosur gjykata dhe mënyra se si institucionet ligjzbatuese kanë garantuar që arresti i shtëpisë mbetet i tillë dhe nuk shkelet. Ne sot arrestin e shtëpisë e kemi formal. E gjitha kjo ngjan shumë e thjeshtë, por që i ka pasur të gjitha mundësitë për t’u parandaluar”, u shpreh ai në “Ora e fundit”.

Ndërsa, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha: “Kur ne themi që Policia e Shtetit duhet të kontrollojë territorin, do të thotë që çdo pjesë e territorit shqiptar duhet mbajtur nën kontroll, nën mbikëqyrjen e strukturave policore”./abcnews.al