Krimi në Prishtinë/ Ish-ministri i Brendshëm: Qeveria Kurti e ka larguar fokusin nga çështjet jetike, merret me Veriun

schedule16:34 - 2 Shtator, 2024

schedule 16:34 - 2 Shtator, 2024

Prishtina u trondit mbrëmjen e së dielës nga të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë. Si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka folur në një lidhje live për “Ballkan Update”, ish-ministri i Brendshëm në Kosovë, Zanun Pajaziti, i cili e ka konsideruar një ngjarje të rëndë që tronditi të gjithë vendin.

Ai theksoi se qeveria e Albin Kurtit e ka harruar krimin dhe problemet reale të qytetarëve, por po merret me Veriun.

“Mbrëmë ka qene një mbrëmje e rëndë. Kaluam një moment shumë të rëndë si kryeqytet por dhe si shtet. Janë momente të rënda dhe për të gjithë familjarët që kanë humbur familjarët e tyre. Por kjo krijon një situatë jo të qetë për qytetarët.

Por kjo duket se nuk i intereson qeverisë, sepse kjo qeveri ka kohë që e ka larguar fokusin nga çështje reale dhe të prekshme. Në rastin konkret, fare nuk bëhet fjalë për një fokus në siguri publike dhe çështje që janë jetike për qytetarët e Kosovës. Në një farë kohe, kur të gjithë e kanë fokusin se si ta fillojnë mësimin, vitin shkollor, kemi një agjendë të mbushur me çështje politike, një situatë paradoksale që askush nuk e ka menduar si do jetë në Kosovë. Por realiteti është ky dhe po e shohim se çfarë po ndodh këto ditë në Kosovë, një qeveri që nuk i trajton fare kërkesat e sindikatave. Sot kemi të gjithë nxënësit nëpër shkolla dhe mësuesit me të njëjtat paga si shumë vite më parë. Kemi një situatë për herë të parë, ku institucione shumë serioze siç është NATO i tërheqin vëmendjen kësaj qeverie”, u shpreh Pajaziti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!