Krimi në familjen shqiptare në Greqi, policia dëgjoi sherrin nga telefoni i fqinjës, nuk ngjiti as shkallët

schedule11:28 - 2 Gusht, 2021

schedule 11:28 - 2 Gusht, 2021

Dëshmitë e reja të fqinjëve kanë nxjerrë në dritë detaje në lidhje me krimin e rëndë në një familje shqiptare në Greqi ku burri vrau me thikë gruan.

Fqinja e tyre ka treguar se ankesa e 31-vjeçares për dhunë nga i shoqi u injorua nga policia, duke treguar se prej  dy vitesh ata kishin pasur shumë tensione. Sylvia Mourouti bisedoi me “HAPUR” duke treguar disa incidente mes çiftit.

“Praktikisht pati shumë zënka mes tyre. Në përgjithësi ka pasur tension në shtëpi për dy vitet e fundit. Dëgjoja shumë zhurmë dhe për shkak se e dëgjova duke kërkuar ndihmë thirra për Veprim të Menjëhershëm. Më thanë nga qendra e thirrjeve se makina patrulluese do të mbërrinte për 25 minuta. Sidoqoftë, për shkak se intensiteti i debatit mes çiftit ishte i madh, iu tregova nga telefoni se çfarë po ndodhte në shtëpinë ngjitur që ata ta dëgjonin përmes telefonatës” , tha Sylvia Mourouti.

Brenda pak minutave, policia mbërriti në vendngjarje, por u largua pa ndërhyrë.

“Policia hapi dritaren dhe u largua. Dola në ballkon dhe prita që ata të më telefononin për të hapur derën. Në fillim mendova se ata do të bënin një lëvizje në zonë. U larguan pa u ngjitur në shtëpi” , theksoi ajo.

Zëvendës Shefi i Policisë së Atikës, Nikos Rigas, deklaroi se hetimi përkatës do të provojë nëse punonjësit e policisë i kryen detyrat e tyre. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!