Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Krimi në familje po zgjerohet”, sociologu: Shoqëria shqiptare po përballet me një krizë të thellë sociale

schedule13:54 - 29 Korrik, 2025

schedule 13:54 - 29 Korrik, 2025

Në një intervistë për emisionin “News Line” në ABC News, sociologu Gëzim Tushi ka reaguar mbi ngjarjet e fundit kriminale, sidomos rasti i rëndë që ndodhi në Fier, ku vajza mbyti me tel babain e saj. Sociologu theksoi se krimi po zgjerohet në mënyrë shqetësuese brenda familjes shqiptare. Sipas tij, kemi të bëjmë me një krizë të thellë sociale dhe kulturore, ku jeta njerëzore po banalizohet dhe vlera e saj po bie ndjeshëm.

Tushi apelon për një analizë të thelluar të këtyre fenomeneve dhe thekson se Shqipëria po përballet me një valë kriminaliteti që e bën jetën më të pasigurt dhe më të vështirë për qytetarët. Ai ngriti shqetësimin se mungesa e instrumenteve për zgjidhjen e konflikteve, dobësia e institucioneve shtetërore dhe mungesa e edukimit cilësor po krijojnë një terren të favorshëm për individë me prirje të rrezikshme antisociale.

“Ngjarja që ka ndodhur është komplekse, janë motivet e intimitetit dhe motivet e tjera sociale, por ajo që ka rëndësi është që në shoqërinë shqiptare krimi po zgjerohet brenda familjes. Ne duhet që t’i bëjmë një analizë këtij krimi që po zgjerohet. Është ky krim që ka ulur çmimin e jetës, po merret jeta për çështje banale fare. Janë një varg arsyesh që po ndodhin. Unë mendoj se përveç transmetimit të ngjarjeve, helmi ynë është social, dhe problemi është se përse po shtohen këto raste.

Niveli i kriminalitetit në vendin tonë është i llahtarshëm. Janë ngjarje që dërrmojnë motivin e njeriut për të jetuar në këtë vend. Ne kemi një situatë që duhet të bëjmë një diagnostikim të thellë, nuk e di se përse po shtohet ky njeriu i neandertalit, njeriu kafshë. Duket se në vendin tonë liria po shkon në favor të njerëzve psikopatë, sociopatë. Nuk ka shoqëri dhe familje në botë që nuk ka probleme, problemi është që ne nuk kemi instrumentet për zgjidhjen e këtyre rasteve. Me krimin ne duhet të përballemi qytetarisht.

Për këtë janë dy komponentë kryesorë: Ne duhet të rregullojmë të gjithë sistemin e edukatës në Shqipëri. Komunikimi me fëmijët dhe adoleshentët është bërë i vështirë. E dyta, shteti i sotëm duket sikur është i squllët përballë krimit. Prandaj unë mendoj që ligjet dhe institucionet e drejtësisë duhet që të angazhohen bashkërisht. Na duhet një strukturë kompakte. Sepse nuk lindin njerëz kriminelë. Krimi po përpiqet që ne të ndikohemi, të adoptohemi”, tha sociologu Gëzim Tushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!