Krimi në familje, mbetet në qeli Namik Velaj

schedule17:20 - 1 Mars, 2018

schedule 17:20 - 1 Mars, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 76-vjeçarin Namik Velaj. I moshuari akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Verke Velaj, në Janar të vitit 2017.

Krimi në familjen Velaj në Patos u fsheh, duke u raportuar fillimisht, si vdekje natyrale. Ishin veprimet hetimore të kryera në vijim nga Prokuroria për Krimet e Rënda që zbardhën krimin, duke identifikuar 76-vjeçarin si autor.

Sipas Prokurorisë, i moshuari ka mbytur bashkëshorten për motive ende të pasqaruara.
Indiciet e para për vdekjen jonatyrale të Verke Velajt u morën nga të afërm, të cilët gjatë ceremonisë mortore konstatuan hematoma në qafën e viktimës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!