Një ngjarje e rëndë është raportuar në Greqi. Një 35-vjeçar ka vrarë me thikë babain e tij 62-vjeçar në orët e para të së dielës.
Sipas informacioneve nga policia i riu pasi ka vrarë të atin ka njoftuar autoritetet. Ai ka rrëfyer se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme të nënës së tij nga ana e babait. 35-vjeçari tregoi se babai i tij ishte i dehur dhe ditën e sotme ka tentuar ta dhunojë sërish nënën e tij.
“Ai u përpoq të sulmonte nënë time, unë nuk durova dot dhe e vrava”, ka thënë ai.
/abcnews.al/