Krimi në Elbasan, BE: Akti i dhunshëm të hetohet me shpejtësi, ndalni gjuhën e urrejtjes

schedule19:04 - 21 Prill, 2021

schedule 19:04 - 21 Prill, 2021

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Elbasan mesditën e sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri aktivisti i PS, Pjerin Xhuvani.

Në deklaratë thuhet se duhet hetuar me shpejtësi ajo që ka ndodhur, ndërsa bëhet thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës.

“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi.

 

Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE./mv.abcnews.al