“Krimi më ka kërcënuar familjen”, ambasada amerikane publikon rrëfimin e Saida Dollanit: Jam përballur me paragjykime kur u bëra gjyqtare

schedule11:07 - 28 Mars, 2024

schedule 11:07 - 28 Mars, 2024

Në vitin 2019 familja e gjyqtares së Apelit të Posaçëm Saida Dollani u kërcënua me jetë teksa ajo ishte pjesë e trupit gjykues që do dënonte Emiljano Shullazin e grupin e tij. Në 2021 pranoi kërkesën e SPAK për të rihapur hetimet per ish-ministrin Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.

Aktualisht Saida Dollani eshte zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kompetencat e kryetares së kësaj gjykate.

Eshte  përzgjedhur nga ambasada amerikane si shembull i grave qe frymezojne me historine e tyre.

“Në një karrierë të gjatë si gjyqtare pa asnjë kompromis me padrejtësinë dhe të paligjshmen kam hasur si trysni, ashtu edhe kërcënime.  Pjesë e kërcënimeve të krimit të organizuar ka qenë edhe familja ime. Bashkëshorti ishte ai që e përjetoi drejtpërdrejt këtë kërcënim. Pati shumë shqetësime por asnjëherë nuk u bë shqetësim për mua. Gjithmonë më thoshte, ke marrë përsipër të jesh gjyqtare, bëje detyrën tënde sa më mirë, nuk e bën vetëm për fëmijët e tu, e bën për fëmijët e të gjithëve”

Në moshën 24 vjeçare vendosi të bëhej gjyqtare për të kontribuar në krijimin e shtetit të së drejtës pas diktaturës.

“U paragjykova për vendimin që mora të ndjek karrierën e gjyqtares në të njëjtën kohë që isha nënë e dy fëmijëve, 6 dhe 7 vjeçe e gjysmë.”

Por tani mendon dhe thote me gojen plot se cdo grua e nderton vete karrieren e saj

“Sot i them se secila prej jush e shkruan vetë historinë e karrierën e saj. Përfaqëso cilësitë më të mira e asnjëherë mos nënvlerëso potencialin që ke për një botë më të mirë. Qëndro e fortë e vijo të kapërcesh të gjitha barrierat në karrierën tënde. Je kapitali më i çmuar dhe kontributi jot është i domosdshëm dhe i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive”

Mirënjohje të madhe ka dhe për të ëmën.

“Nënës time i them faleminderit dhe mirënjohje pa fund që më pajisi me forcën e dritën për të parë se ligji është i barabartë për të gjithë”

Historia është nje mes historive te grave te suksesshme qe publikohet nga ambasada amerikane gjatë marsit, Muajit të Historisë së Gruas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!