26-vjeçarja, Emanilda Rama pas marrjes ne pyetje nga policia ka pranuar autorësinë e vrasjes se babait të saj, Anesti Rama.
Motivi i vrasjes sipas saj ka qenë fakti se i ati nuk e lejonte të dilte dhe të argëtohej, të blinte veshjet apo sendet që asaj i nevojiteshin.
Në dëshminë e saj Emanilda Rama thotë se ka pasur debate të shpeshta me të atin për paratë që ajo i kërkonte, por i ati nuk ia jepte.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 23 korrik, në fshatin Frashër të Fierit. 26-vjeçarja pasi ka mbytur të atin bashkë me të ëmën kanë inskenuar ngjarjen si aksidentale, dhe më pas e kanë raportuar në polici./abcnews.al


