I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Nicholas Giacobbe është shprehur i tronditur nga krimi i rëndë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan.
Giacobbe u ka shprehur ngushëllime familjeve teksa shton se autoritetet po punojnë që autorët t’i sjellin shpejt para drejtësisë.
“I tronditur nga sulmi i dhunshëm ndaj studentëve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë për të sjellë autorët shpejt para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe i uroj të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar ai. /Abcnews.al