Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimi kibernetik/ Europol ofron ekspertizë, Balla takon drejtoren ekzekutive

schedule13:50 - 24 Janar, 2024

schedule 13:50 - 24 Janar, 2024

Shqipëria, falë shkëmbimit të informacionit me EUROPOL-in, ka arritur të identifikojmë punonjës policie, të cilët janë nën hetim sa i përket qasjes që kanë pasur në aplikacionet e koduara Sky ECC dhe EnchroChat.

Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, I cili këtë të mërkurë ishte në hagë, ku zhvilloi një takim me Drejtoreshën Ekzekutive të Europol, Catherine De Bolle.

“Po ashtu do të vazhdojmë ta shkëmbejmë këtë informacion në mënyrë të përditshme dhe vijuese me qëllim që t’i shkojmë në fund këtij procesi vetëpastrimi të Policisë së Shtetit.”

Pak kohë më parë të gjithë punonjësit e policisë iu nënshtruar formularëve të vetëdeklarimit, nese kanë përdorur aplikacionet e koduara por të gjitha përgjigjet kanë qenë mohuese.

Nga ana tjetër në qendër të diskutimeve në EUROPOL, ishte thellimi i bashkëpunimit për të çuar përpara procesin e vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit.

Sipas Ballës, operacionet e nisura në Shqipëri si “Sundimi I ligjit” apo “Tempulli” po godasin krimin e organizuar dhe sëmundjen e vjetër të lidhjeve të krimit me policinë dhe drejtësinë.

“Është një proces i rëndësishëm, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e besueshmërisë së Policisë së Shtetit tek qytetarët, dhe për këtë qëllim do të vazhdojmë të shkëmbejmë informacion të vlefshëm që lidhet me këtë proces, për të ndarë një herë e përgjithmonë ata punonjës policie që punojnë me ndershmëri dhe devotshmëri në interes të objektivave dhe qëllimeve të Policisë së Shtetit”

Ai tha se në fokus gjithashtu do të jetë lufta kundër krimit kibernetik. EUROPOL do të ofrojë në këtë aspekt, ekspertizën më të mirë për Policinë Shqiptare.

 “Bashkëpunimi me EUROPOL gjatë vitit 2024 do të njohë një nivel tjetër, duke e shtrirë këtë në 120 aktivitete operacionale të përbashkëta ku Shqipëria do të jetë pjesë e rëndësishme të zbatimit të tyre në territorin europian, pra jo vetëm në Shqipëri por edhe në një pjesë të rëndësishme të vendeve anëtarë të BE”, theksoi ministri i Brendshëm, pas takimit të nivelit të lartë.

Shqipëria, sipas Ballës është vlerësuar maksimalisht nga EUROPOL në rolin e saj kundër trafikimin e paligjshëm të qenieve njerëzore dhe drogës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!