Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet për Marjan Levantin, i akuzuar për sulmin me thikë drejt familjarëve të ish-bashkëshortes së tij, Elena Kocaqi. Ngjarja ndodhi në 23 dhjetor 2016 në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ku mbetën të plagosur dy prindërit e Kocaqit, ndërsa ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital vëllai i saj, Altin Kocaqi. Dosja në ngarkim të Levantit është dërguar në gjykatë. Ai do të përballet me akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në dëm të ish-kunatit dhe për të njëjtën akuzë të mbetur në tentativë për dy prindërit e ish-gruas. Tek Krimet e Rënda dosja do të shqyrtohet nga një trupë e kryesuar nga gjyqtarja Liliana Baku, ndërsa seanca e parë është caktuar në 22 tetor. /abcnews.al
Krimi i trefishtë në familjen e ish-bashkëshortes, mbyllet hetimi për Levantin
schedule15:50 - 14 Tetor, 2018
schedule 15:50 - 14 Tetor, 2018