Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimi brenda familjes në Fier/ Si nënë e bijë “thurën” skenarin e fshehjes së ngjarjes

schedule18:06 - 24 Korrik, 2025

schedule 18:06 - 24 Korrik, 2025

Mbrëmjen e djeshme të 23 korrikut, në fshatin Frashër të Fierit ka ndodhur një krim i rëndë brenda familjes Rama. Vajza e familjes, 26-vjeçarja Emanilda Rama ka mbytur me tel babain e saj, 56-vjeçarin Anesti Rama.

Në këtë krim, e reja nuk ka vepruar e vetme, bashkëpunëtore me të ka qenë edhe e ëma, bashkëshortja e Anesti Ramës.

Pasi 26-vjeçarja ka kryer krimin, është ndihmuar nga e ëma për pastrimin e trupit dhe për inskenimin si një ngjarje aksidentale. Më pas nënë e bijë kanë shkuar dhe kanë bërë kallëzimin në polici, ku e kanë raportuar si një ngjarje aksidentale. Dyshimet dhe hetimet e policisë zbuluan të vërtetën.

E pyetur para uniformave blu, e reja Emanilda Rama pranoi autorësinë e krimit, duke dëshmuar se shkaku i vrasjes së të atit ka qenë se ai nuk e linte që të argëtohej, të blinte rroba dhe sendet që i nevojiteshin. Ajo shton se me babain e saj ka pasur debate të shpeshta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!