Krimi brenda familjes/ Flet e afërmja: Babë e bir nuk kishin konflikte, Esmeraldi njoftoi për humbjen e të atit

schedule17:28 - 4 Shtator, 2024

schedule 17:28 - 4 Shtator, 2024

Besnike Balla, e afërme e Enver Ballës, 62-vjeçarit i cili i vra nga i biri, Esmeraldi, në Shënavlash të Durrësit, tha se babë e bir nuk kishin pasur konflikte.

Për gazetarin e ABC News, Leonidha Musaj, Balla u shpreh se Esmeraldi i kishte thënë se Enveri kishte humbur.

“Unë me mbiemër Balla, kam kushëri. Baballarët kushëri të parë, unë me të ndjerin dhe fëmijët, kushëri të dytë. Në dijeninë time, vetëm kaq kam marrë vesh, humbi. Nga djali i vet, djali e nxorri, humbi. Jo, vetëm ka ikur nga shtëpia dhe kaq. Në dijeninë time, nuk kanë pasur konflikt. Martoi djalin e vogël, ka dy muaj. Ka 3 fëmijë, dy në Itali, një këtu. Esmeraldi rrinte në një shtëpi me të. Bashkëshortja i ka vdekur Enverit. Enveri nuk ka shumë që është martuar. Nusja ishte rreth 50 vjeç. I kishte vdekur edhe asaj burri. Jo, nuk i kanë munguar kurrë paratë. Merreshin me bagëti. Nuk ka qenë për t’u bërë ky skandal”, deklaroi Besnike Balla./abcnews.al