Krimet zgjedhore/ Çupi: PD s’ka për ta pranuar asnjëherë humbjen. BE na pret

schedule13:33 - 27 Maj, 2025

schedule 13:33 - 27 Maj, 2025

Nga Korça, ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, kërkoi nga mazhoranca të ndërmarre hapa për një ligj të ri zgjedhor, tanimë që i ka numrat, për të kaluar e vetme ligje me shumicë të cilësuar.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se kjo deklaratë e tij vjen si rezultat i zërave që së fundmi se në Shqipëri zgjedhjet janë të vjedhura. Sipas tij qëllimi është që pengohet pranimi i Shqipërisë në BE.

“Hapja e politikës shqiptare do të ndodhë ditën që Shqipëria do të jetë anëtare e BE. Hapja e politikës shqiptare është një ngjarje që këdo e vendos në një stad më të lartë dhe e vë shtetin në një stad më të ri”, tha ai.

Ai u shpreh se monitorimi është shtuar nga SPAK dhe prokuroria e përgjithshme lidhur me krimet zgjedhore. Ndërsa nënvizoi se Partia Demokratike nuk ka për ta pranuar asnjëherë humbjen.

I ndalur tek pritja që bëri kryeministri Rama ndaj deputetëve që fituan 11 majin duke i falënderuar për fitore.

Analsti u shpreh se tashmë fokusi kryesore mbetet agjenda europaine dhe se nuk ka kohë për të humbur.

“PD do të jetë përjetësisht antieuropianiste, me atë që ka dëshmuar. Do të jetë kundër interesave të vendit tonë. Ne e shohim se si janë të lumtur të dëshmojnë se Shqipëria nuk është asgjë. Edhe Samitin që u mbajt ia ulën vlerën”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!