Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krimet zgjedhore/ Çela raporton në Kuvend: Ka një sërë çështjesh penale që kemi nisur hetim

schedule14:11 - 27 Tetor, 2025

schedule 14:11 - 27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela raportoi në Kuvend për ecurinë e institucionit që ai drejton përgjatë 2024, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve.

“Sa i përket krimeve zgjedhore janë marrë disa masa, nga ana e prokurorisë u ndërmorën hapat për forcimin institucional me KQZ dhe SPAK dhe Policinë e Shtetit për të pasur një qasje të koordinuar për të rritur efikasitetin për hetimin e krimit elektoral. Nga ana jonë u organizua puna brenda sistemit të prokurorisë, u ngritën grupe të posacme për hetimin e krimeve zgjedhore.

Janë 127 kallëzime që lidhen për zgjedhjet dhe task forcën e ngritur. 72 raste referimi nga policia, 10 subjektet politike, 27 nga SPAK. Janë një sërë cështjet që ka filluar hetimi.

Edhe për veprën që ju i referoheni nga të dhënat nga prokuroritë janë disa çështje penale, që lidhen me përdorimin e administratës publike dhe fondeve publike në fushatën zgjedhore. Janë në vijim hetime rezultatet mbeten për tu parë këtë vit apo vitin e ardhshëm. Janë gjyqtarët që do të vlerësojnë çështjet”, tha Çela

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!