Krimet ruse/ Prokurori i Përgjithshëm ukrainas takohet me presidenten e PE

schedule12:12 - 23 Mars, 2023

schedule 12:12 - 23 Mars, 2023

Gjatë një takimi në Bruksel të enjten, Prokurori i Përgjithshëm ukrainas Andriy Kostin falënderoi Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola për mbështetjen e institucionit për të siguruar që Rusia të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera gjatë pushtimit të saj.

“Shpresojmë që vendimi historik i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për urdhër-arrestin ndaj Putinit do të konsolidojë statusin e tij si një paria për botën e qytetëruar dhe do të jetë fillimi i proceseve ndërkombëtare që fajtorët të mbajnë përgjegjësi”, shtoi Kostin.

Duke përsëritur kërkesën e Ukrainës për krijimin e një gjykate të posaçme për agresionin rus, ai i bëri thirrje BE-së dhe parlamentit europian të mbështesin propozimin e tij.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!