Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit e policisë vendore në Elbasan.
Në analizën vjetore, Balla e cilësoi vitin 2023 si një viti pozitiv sa i takon Elbasanit. Gjithashtu ai theksoi se në vijim në fokus të policisë do të jenë siguria në shkolla dhe lufta ndaj lëndëve narkotike.
I pyetur në lidhje me krimet kibernetike, Balla tha se tashmë Shqipëria ka një strukturë edhe për këtë çështje. Ndërsa lidhur me ndryshimet e drejtuesve vendore, Balla nënvizoi se kjo mbetet në varësi të performancës së tyre në detyrë.
“Do të vijojmë të punojmë për zbulimin e të gjitha ngjarjeve kriminale në Elbasan. Në vëmendje të veçantë do të jetë goditja e trafikimit të lëndëve narkotike. Punojmë çdo ditë që të fitojmë besimin e qytetarëve. Sot me prokurorin e përgjithshëm kemi diskutuar për të bashkuar forcat në funksion të hetimit të të gjitha formave te krimit kibernetik, pasi po shfaqet në shumë forma. Ne do të rrisim komunikimin si Polici Shteti me shkollat dhe shoqërinë. Po hulumtojmë përgatitjen e një ligji të posaçëm për të rregulluar këtë problematikë”, tha Balla.
/abcnews.al/