“Krimet e luftës”, Rama nga Kosova: Fletërrufeja goditi më larg së në ballin e Thaçit

schedule14:50 - 30 Qershor, 2020

schedule 14:50 - 30 Qershor, 2020

Prej dy ditësh kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një sërë takimesh me palët politike në Kosovë.

Ditën e djeshme, Rama njoftoi se ndodhej në Prishtinë për të mësuar më tej rreth asaj që ai e quajti “fletë-rrufe speciale që do hyjë, si një njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë.”

Gjatë fjalës, Rama është shprehur se ndodhet në Kosovë në funksion të një nevoje kombëtare për t’i dhënë mbështetje në kushtet “kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.”

Po ashtu, kreu i qeverisë vuri në dukje se komunikata “fletrrufe” është e pashembullt e kombinuar me momentin e publikimit.

Rama u shpreh:

“Komunikata e ashtuquajtur, për mua një fletë-rrufe, për mua e ngjashme me komunikatat përgjatë revolucionit kulturor kinez, një shfaqje që e kemi përjetuar ne në Shqipëri gjatë diktaturës, e publikuar në momentin e publikimit të saj, pavarësisht nëse ai është i rastësishëm apo i qëllimshëm në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardh, për të thënë se historia nisi të shkruhej me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen, politik që lidhet me paqen. Takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishëm dhe është vijim i një përpjekjeje me shumë stacione, por edhe një mundësi për ta çuar procesin në nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejtë e SHBA-ve.”

Po ashtu Rama theksoi se “fletërrufeja speciale” ka goditur shumë më larg se në ballin e Thaçit dhe Veselit.

Ndërsa gazetarët i vunë në dukje se nuk arriti që t’i bënte drejtuesit politikë të uleshin në një tavolinë, Rama tha se kjo nuk është detyrë e tij ndërsa shtoi se ai është si vëllai që vjen nga një shtëpi tjetër. /abcnews.al/