Krimet e luftës në Kosovë/ Konjufca: Vuçiç duhet të ndiqet penalisht si Putin

schedule23:52 - 22 Mars, 2023

schedule 23:52 - 22 Mars, 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duhet të ngrihet një aktakuzë për krimet e luftës. Ai theksoi se duke fshehur krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë, Vuçiç duhet të ndiqet penalisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë sikurse edhe Putin.

Ai shtoi se kur flitet për fshehjen e krimeve, siç është rasti i moszbardhjes së fatit të personave të zhdukur dhe të rrëmbyer me dhunë gjatë luftës, Vuçiç po bën një krim kundër njerëzimit. Ai thekson se shteti serbe e di shumë mirë se ku janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë.

“Serbia ka pasur nevojë për një protektorat ndërkombëtar për shkak të krimeve të luftës”, thotë Konjufca. Çështja e të zhdukurve është një nga pikat urgjente në kuadër të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e përcaktuar edhe me aneksin e miratuar në Ohër. /abcnews.al