Krimet e luftës në Chernihiv, ekspertët francezë mbledhin prova që implikojnë rusët

schedule11:47 - 11 Qershor, 2022

schedule 11:47 - 11 Qershor, 2022

Ekspertët e armëve nga Franca kanë mbledhur prova për krimet e dyshuara ruse të luftës në rajonin verior të Chernihiv, sipas një njoftimi të prokurores të përgjithshme të Ukrainës, shkruan skynews.

Ekspertët franceze kanë ndihmuar homologët e tyre në Ukrainë në mbledhjen e provave në vendet e shkatërrimit nga sulmet ruse. Ekipi, i cili përfshin specialistë balistikë, zëvendësoi një grup ekspertësh mjeko-ligjorë të xhandarmërisë që mbërritën në Ukrainë në prill për të ndihmuar se çfarë ndodhi në Bucha, afër Kievit, ku vrasja e shumë civilëve provokoi zemërim global.

“Së shpejti do të bëhen dy muaj që kur ekspertët francezë janë me ne ‘në terren’. Ata po punojnë në rajonin e Chernihiv dhe po kryejnë kërkime në vendet e shkatërruara nga bombardimet. Të gjithë përgjegjësit duhet të ndëshkohen për këto krime lufte dhe ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka së bashku,” tha Prokurorja e Përgjithshme Iryna Venediktova.

Gjatë fillimit të luftës, forcat ruse në mënyrë efektive rrethuan qytetin ukrainas të Chernihiv dhe vazhduan të bombardojnë zonën për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në rrugën nga kufiri Bjellorusi për në kryeqytetin Kiev.

Ata u tërhoqën nga rajoni në prill për t’u rigrupuar në lindje të vendit. Rusia ka mohuar akuzat se ka  shënjestruar civilët dhe akuzat për krime lufte.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!