Zyrtarët rusë kanë deklaruar se një tren mallrash ka dalë nga shinat në Krime. Në një postim në Telegram, Krimea njoftoi pezullimin e shërbimeve në linjën Simferopol në Sevastopol pasi treni doli nga shinat.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.
Sergej Aksenov, kreu i Krimesë i emëruar nga Moska, tha në Telegram se vagonët që transportonin grurë dolën nga binarët në Simferopol. Ushtria ukrainase ka kryer muajt e fundit sulme në Krime dhe ka tentuar të prishë linjat jetike të furnizimit rus.
Udhëheqësit ukrainas kanë deklaruar më parë se qëllimi i tyre është të rimarrin Krimenë, e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.
/abcnews.al