Krime lufte në veri? Balla: Votuan raportin e Dick Marty, Basha dhe Berisha të kërkojnë falje

schedule13:20 - 12 Nëntor, 2020

schedule 13:20 - 12 Nëntor, 2020

Kuvendi ka ngurrur një komisioni të posaçëm mbi raportin e Dick Marty, i cili u bë shkak për një proces ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për “transplant organesh” të robërve serb gjatë periudhës 1998-1999.

Në një prononcim për mediat kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se do të bëjnë verifikime për atë që ka ndodhur në veri të Shqipërisë në periudhën që bëhet fjalë.

Balla solli në vëmendje se mazhoranca e djathtë e asaj kohe ka votuar pro raportit të Dick Marty, ndërsa e cilëson si tradhti kombëtare. Balla u shpreh i bindur se shqiptarë nuk kanë kryer krime lufte.

“Delegacioni shqiptar ka qenë i ndarë. Përfaqësuesi i mazhorancës i asaj kohe ka mbajtur qëndrimin për të votuar pro raportit dhe opozita socialiste votoi kundër. Në atë raport referohen edhe ngjarje që të kenë ndodhur në Shqipëri. Në Shqipëri janë bërë verifikime. Është në dinjitetin institucional të Kuvendit që në këtë kontekst të gjitha këto gjetje ose çdo lloj dëshmie qe hedh poshtë dyshime sepse prova nuk ka se në Shqipëri në Kukës apo Has të ketë bazuar baza të UÇK në të cilat të jenë kryer edhe krime kundër njerëzimit. Shqipëria është një shtet ligjor dhe në vlerësimin tonë. Kuvendi në fund të këtij procesi pasi ta kemi kolauduar të shprehet dhe më pas i takon KE që në vijim të atij raporti të rivlerësojë qëndrimet e veta. Në Shqipëri nuk kanë ndodhur krime lufte sikundër pretendohet në atë raport”, u shpreh Balla.

Më tej kreu i grupit socialist tha se Lulzim Basha duhet të japë një sqarim, pasi ka punuar në institucionet që kanë hetuar krimet e UÇK.

“Gjëja e fundit që mund të më shkojë mua apo çdo kolegu është që ky komision i posaçëm që kanë qenë detyrim. Basha dhe Berisha duhet të kërkojnë falje që kanë votuar atë raport monstruoz. PD duhet të mbaje qëndrim dhe mendoj se Basha për këtë çështje duhet të ndahet nga Berisha. Vota e PD pro Raporti të Dick Marty është tradhti kombëtare. Shqiptarët nuk kanë kryer kurrë krime lufte. Edhe Kuvendi i Shqipërisë e ka mbështetur hetimin. Basha që ka transportuar si jurist një prej personave të përfshirë në hetim duhet të qartësojë disa elementë që lidhen. Është një fakt i bërë publik prej shumë vitesh. Një prej dëshmitarëve Milaim Bellanica deklaron se posedues i të vetmes kasetë të krimeve ia ka dorëzuar përfaqësuesit të UMNIK, Lulzim Basha. Që Basha ka punuar në zyrë e hetimeve të krimeve të UÇK kjo nuk ka dyshim. PD ndjesën ndaj UÇK dhe historisë duhet ta kërkojë te pozicioni që ka mbajtur te raporti i Marty. Basha ka plot elementë që ende nuk u kthen përgjigje”, u shpreh Balla. g.v/abcnews.al