Krim në familje në Fier. Pasditen e sotme rreth orës 17:20 në lagjen Sheq i Madh në banesë 29-vjeçari Demokrat Medinaj pas debatit të fortë në familje ka goditur me thikë disa herë gruan e tij Irvana Medinaj.
Goditjet kanë qenë fatale për gruan që ka ndërruar jetë në vend, ndërsa 29-vjeçari u arratis duke u larguar nga shtëpia.
Policia njofton se ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit.
Policia deklaron se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ db/ Abcnews.al