Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël në Klos. Një konflikt në familje ka përfunduar me viktima.
Dyshohet se 47-vjeçari Ylber Elezi është goditur nga familjarët pas një sherri të ndodhur mes tyre.
Ende nuk dihet shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa dyshohet se Elezi është goditur në kokë.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, dhe në momentin kur ka mbërritur në banesë ka hyrë me forcë brenda për shkak se kanë hasur në rezistencë.
Ndërkohë bëhet me dije se bashkëshortja M.E., dhe vajza e viktimës A.E., ishin brenda në banesë, por janë shprehur Ylber Elezi ishte në gjumë. Ndërsa,mësohet se rreth një javë më parë vajza ka shfaqur probleme me depresionin
Ndërkohë Policia e Matit ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Klos/Informacion
Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.
Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.
Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.
/abcnews.al/