Krim i rëndë në familje, burri vret gruan, fëmijët dhe më pas veten

schedule15:26 - 29 Gusht, 2023

schedule 15:26 - 29 Gusht, 2023

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Nju Jork, ku një burrë goditi për vdekje gruan e tij, më pas vrau dy fëmijët e tyre 1 dhe 3 vjeç dhe në fund u vetëvra. Sipas policisë, gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Upper West Side.

Trupat e të katër anëtarëve u gjetën brenda shtëpisë.

Sipas New York Post, babai i gruas dhe një tjetër i afërm i saj kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej ditësh nuk kishin marrë vesh asnjë lajm prej tyre, kanë dalë nga banesa e tyre dhe pasi kanë thyer bravën ku kanë gjetur edhe trupat.

Trupat e fëmijëve kishin plagë të shumta me thikë. Trupi i gruas u zbulua në korridor me një plagë në qafë, ndërsa burri u gjet në një dhomë gjumi, i shtrirë në shtrat me një thikë pranë tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!