Një biokimist rus, i cili ka punuar për krijimin e agjentit nervor vdekjeprurës Novichok, ka zhvilluar një ilaç të ri kundër Covid-19. Novichok është përdorur për helmimin në Angli të Sergei dhe Yulia Skripal, në vitin 2012, dhe të Alexei Navalny, vitin e kaluar.
Ilaçi i ri quhet Immofon dhe, sipas Dr. Leonid Rink, funksionon kundër sëmundjeve virale.
‘Ajo eliminon stuhinë e citokinës, e cila, sipas shumë ekspertëve, është një nga shkaqet e vdekjes nga COVID- 19.’
Stuhia e citokinës është një reagim i sistemit imunitar ndaj virusit, për të cilin shumë ekspertë besojnë se qëndron pas rasteve më të rënda të Covid-19. Ai pretendoi që ilaçet janë testuar në rreth 700 vullnetarë të moshuar dhe se asnjëri prej tyre nuk kishte zhvilluar simptoma të rënda./abcnews.al