GJIROKASTËR- Gjashtë persona, tre shqiptarë dhe tre italianë, janë arrestuar pasi krijuan skema mashtrimi dhe përfituan shuma të mëdha nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së, duke krijuar dhe kompani të rreme. Të 6 këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal, duke krijuar tre kompani të rreme me qëllim përfitmin nga TVSH-ja.
Në zbatim të vendimeve të Gjykatës u bë sekuestrimi i tre llogarive bankare me shumat 1 milion e 300 mijë euro dhe 13 milion lekë të rinj.
Nga hetimet, rezulton se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar subjekte dhe kanë lëshuar fatura me TVSH fiktive, për shërbime konsulence, duke krijuar teprica kreditore, për të përfituar më pas rimbursim të TVSH-së.
Grupi hetimor ka kaluar në sitë veprimtarinë e grupit shqiptaro-italian, ndërsa ka siguruar deokumente kompromentues, e cila nxjerr në pah skemën e tyre grabitqare. Ndërkohë, janë sekuestruar 19 vula të subjekteve të ndryshme tregtare, që dyshohet se janë mbajtur për të ushtruar aktivitetet kriminale nga këto subjekte/ abcnews.al