Krijoi kompani ndërtimi me identitet të rremë, arrestohet shqiptari në Angli, fitonte 4 mijë £ në muaj

schedule11:34 - 17 Korrik, 2021

schedule 11:34 - 17 Korrik, 2021

Një shqiptar është arrestuar në West Yorkshire shtatë vjet pasi hyri në Mbretërinë e Bashkuar, pasi përmes një identiteti të rremë krijoi kompaninë e tij të ndërtimit.

Bëhet fjalë për Bilbil Qenanin, i cili përdori një sërë pasaportash false, leje drejtimi dhe letërnjoftime në një numër kombësish të ndryshme, duke fituar 4,000 paund në muaj nga kompania e tij.

25-vjeçari krijoi biznesin e tij ‘Qenani Construction’, që i mundësoi atij të bëhej pjesë në industrinë e ndërtimit.

Gjithashtu u arrestua edhe bashkëpunëtori i tij, 28 vjeçari Albert Kellezi, si pjesë e një hetimi nga Ministria e Brendshme dhe Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar, shkruan abcnews.al

Ndërsa policët po përpiqeshin të hynin në banesë, Qenani u pa të hidhte një çantë të vogël nga një dritare mbi një parvaz poshtë. Çanta u gjet dhe përmbante dokumente përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe leje drejtimi.

U gjet gjithashtu një çantë tjetër që përmbante 13 pasaporta me fotografinë e Qenanit. Ndërsa disa nga dokumentet u gjetën me fotografinë e Kellezit.

Qenani kishte përdorur pseudonimin Davide Mapelli që nga viti 2017, për t’u regjistruar si drejtor i Qenani Construction.

Ndërsa prokurori deklaroi: “Ai tha se ishte e lehtë për të fituar rreth 4,000 £ në muaj në Mbretërinë e Bashkuar dhe se disa nga dokumentet e sekuestruara ishin për të çuar disa prej kushërinjve të tij në MB.”

Qenani u shpall fajtor për 16 akuza për posedim ose kontroll të dokumenteve të identitetit me dashje, mashtrim dhe hyrje në MB pa leje. Ai u dënua për 32 muaj, ndërsa Kellezi me tetë muaj burgim./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!