Krijoi fustanin e nusërisë me ‘zjarr’, artistja e re kthehet në frymëzim për nuset e ardhshme

schedule08:59 - 5 Gusht, 2020

schedule 08:59 - 5 Gusht, 2020

Taylor Ann Linko është një artiste e pazakontë,  e cila u bë e famshme me fustanin e saj të rrallë të dasmës me ‘zjarr’.

Fillimisht, ajo dekoronte shporta me fruta dhe pas shumë përpjekjeve, krijoi blogun e saj, i cili ndiqet nga shumë persona në mbarë botën.

Një ditë, Linko shkroi në blogun e saj se vendosi që të mos vishte një fustan tradicional të bardhë dasme për martesën e saj, përkundrazi, do ta pikturonte atë. Ajo gjeti veshjen e përsosur “Savoy’s Bellezza” dhe më pas e përshtati atë të ishte vërtet unike.

Ndërkohë impakti i njerëzve ishte i madh, ata u surprizuan pasi panë veshjen e saj të mahnitshme dhe u frymëzuan për të ndjekur të njëjtin shembull. Në këtë mënyrë, ajo mori një hap më të madh dhe filloi një biznes të vogël për të pikturuar fustanet e dasmave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!