Krijohet statuja “Princi i Vogël” në një trotuar në Nju Jork

schedule15:57 - 26 Tetor, 2023

schedule 15:57 - 26 Tetor, 2023

Princi i Vogël nga Antoine de Saint-Exupéry u botua për herë të parë në vitin 1943. Në 80 vjet që nga botimi i tij, ai është bërë një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave dhe është përkthyer në më shumë se 500 gjuhë dhe dialekte. Për nder të ditëlindjes së tij të tetëdhjetë, personazhi me të njëjtin emër u vendos në një trotuar të Nju Jorkut. Që nga ky moment, një statujë bronzi do të përshëndesë të gjithë ata që ecin në Fifth Avenue.

Është me vend që dikush ta gjejë Princin e Vogël në rrugët e Manhatan-it; në fund të fundit, libri u shkrua në Nju Jork dhe Northport, Long Island, ku Antoine de Said Exupery jetoi nga viti 1940 deri në 1943, pasi kishte lënë atdheun e tij për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Përveç kësaj, dorëshkrimi dhe vizatimet origjinale gjenden në Bibliotekën dhe Muzeun Morgan.

Statuja u krijua nga artisti francez Jean-Marc de Pas nga balta në studion e tij në Normandi. Me lartësi 1.21 metra, ajo është e vendosur në murin që mbyll kopshtin e rezidencës Payne Ëhitney në Upper East Side./abcnews.al