Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Krijohet fenomeni unik në qiell, reja që dukej si UFO lë “gojëhapur” turqit

schedule11:54 - 20 Janar, 2023

schedule 11:54 - 20 Janar, 2023

Banorët e Bursës së Turqisë janë përballur me një surprizë mëngjesin e djeshëm kur një re e çuditshme rozë është shfaqur në qiell. Reja rrethore u shfaq në lindjen e diellit dhe kishte një vrimë të madhe në mes, me një formë të veçantë që disa e krahasonin me një lente kamerash dhe të tjerët me një UFO.

Reja është fotografuar mbi Qendrën e Arsimit të Hapësirës Ajrore Gokmen (GUHEM) në Bursa dhe sigurisht që ka lënë pa fjalë njerëzit që e kanë parë.

Këto janë re që formohen kur ajri është i qëndrueshëm dhe erërat fryjnë mbi kodra dhe male nga i njëjti drejtim në lartësi të ndryshme nëpër troposferë.
Retë thjerrëzore e kanë marrë emrin e tyre nga latinishtja ‘Altocumulus lenticularis’, që përkthehet si ‘thjerrëza’.

Ato janë të njohura për pamjen e tyre të lakuara, si një disk fluturues dhe zakonisht gjenden në lartësi rreth 1,950 – 5,000 metra. Këto re të çuditshme dhe të panatyrshme formohen ndonjëherë për shkak të kodrave ose maleve.

Ato ngjajnë shumë me formën tradicionale të disqeve fluturuese fantastiko-shkencore dhe retë aktuale thjerrëza besohet të jenë një nga shpjegimet më të zakonshme për pamjet e UFO-ve në mbarë botën. Retë e përmendura janë një shenjë e dukshme e valëve malore në ajër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!