Krijohet ekipi i femrave të futbollit në Vlorë, vajzat duan të ndjekin gjurmët e kampionëve vlonjatë

schedule20:59 - 29 Prill, 2023

schedule 20:59 - 29 Prill, 2023

Ky sport i përkiste djemve, të paktën në këtë qytet. Kur thonim Flamurtari, kishim parasysh ekipin e meshkujve, që ka bërë emër në Shqipëri, por ndryshimi erdhi.

Në Vlorë u krijua edhe skuadra e femrave, duke i ngjarë Shkodrës, Tiranës apo Fierit.

Sandra, 16 vjeçe prej dy vitesh ushtrohet në futboll me skuadrën vlonjate. Ajo rrëfen se që e vogël ka patur mbështetjen e vëllait të saj.

“Jam kapitenia e ekipit të Vlorës. Dëshira ka nisur në moshë të vogël. Vëllai më ka ndihmuar. Fillimisht ka qenë vetëm  një argëtim. Më pas nisi si pasion. Përkrahja e familjes është e madhë. Vëllai ka qenë shtysa ime e parë”, theksoi Sandra.

Premton një të ardhme në nivele profesionale.

“Niveli ka nisur të evoluojë. Ne jemi pak vonë. Kjo nuk do të thotë që nuk kemi dëshirë. Synimi im është të arrij sa të mundem. Kombëtarja është synimi”, u shpreh ajo.

Numri i vajzave që i bashkohen këtij ekipi sa vjen dhe rritet.

Për trajnerin, ish futbollistin e Flamurtarit, Roland Iliadhi tregon se si i lindi ideja për të ngritur edhe një Vlorë një ekip për femrat.

“Ideja lindi duke marrë pjesë në seminare dhe mendova pse mos t’ia jap dhe vajzës sime. Mendova t’i mblidhja”, nënvizoi Iliadhi.

Ai vlerëson përkushtimin e këtyre vajzave të reja në këtë sport.

Skuadra merr pjesë në kampionatet rajonale, por synimi mbetet e ardhmja për të ngritur emrin e Flamurtarit edhe në futbollin e femrave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!