Krijimi i Ushtrisë, Sheshel i kërkon Rusisë e Kinës të dërgojnë trupa në Kosovë

schedule12:24 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 12:24 - 14 Dhjetor, 2018

Serbia vazhdon të reagojë ashpër ndaj krijimit të ushtrisë së Kosovës. Vojislav Sheshel kryetari i SRS-së i ka kërkuar madje Kinës dhe Rusisë që të dërgojnë turpa ushtarake në Kosovë për të garantuar sigurinë e serbëve në veri.

Kina dhe Rusia duhet të dërgojnë trupa ushtarake në veri të Kosovës për të mbrojtur serbët atje. Është kjo kërkesa e pazakontë e Vojislav Sheshel, kryetarit të SRS-së në Serbi. Ai e konsideron këtë si një lëvizje të domosdoshme pas krijimit të ushtrisë së Kosovës.

Në një deklaratë për mediat serbe Sheshel u shpreh se Beogradi zyrtar nuk mund të bëjë asgjë edhe pse Serbia sipas tij duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë me ushtrinë dhe policinë nëse kjo e ashtuquajtur “ushtri” shkon në vendbanime serbe. Sheshel propozi që të kërkohet një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit, ku amerikanët ndoshta do të përdorin VETO, por gjithësesi duhet rrezikuar, shtoi ai.

Sheshel tha se i duhet kërkuar rusëve dhe kinezëve të dërgojnë trupat e tyre të KFOR-it dhe se formimi i Ushtrisë së Kosovës është një arsye e fuqishme për një kërkesë të tillë. Ai rikujtoi se rusët ishin tashmë pjesë e KFOR-it, por që nuk kanë qëndruar në Kosovë, për shkak se ish-qeveria në Beograd nuk ishte e interesuar në bashkëpunim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!