Krijimi i ushtrisë së Kosovës, serbët “ceremoni varrimi” për rezolutën 1244

schedule13:35 - 14 Dhjetor, 2018

schedule 13:35 - 14 Dhjetor, 2018

Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë mbledhur edhe sot për të protestuar kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Ata janë mbledhur në afërsi të objektit ku ndodhen zyrat e UNMIK-ut, dhe në mënyrë të organizuar kanë performuar një ceremony varrimi për Rezolutën 1244. Sipas tyre, krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ata gjithashtu kanë protestuar edhe kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve serbe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!