Shumë personazhe publikë kanë dënuar ngjarjen në Pejë, ku një punonjëse dhunon një grua në shtëpinë e të moshuarve. Moderatorja Liberta Spahiu është shprehur e revoltuar për këtë rast teksa shkruan se do ta bënte për spital punonjësen ndërsa pyet ndjekësit nëse ia dinë emrin vajzës në fjalë.
“Këta kriminele bashkë me këto tjerat që po zgërdhihen, i kisha lidh për flokësh në kerr e i kisha ngrehë zhag nëpër qytet pa ndërpre! Krijesë e flliqtë! Emrin e saj le ta siguron dikush që mos mi lon vend me u shfaq kurrë mo në qytet”, ka shkruar e revoltuar moderatorja e njohur.
/abcnews.al