Krichbaum kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

schedule15:29 - 23 Prill, 2018

schedule 15:29 - 23 Prill, 2018

Gynter Krishbaum e konsideron të parakohshme hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërinë në Bashkimin Europian. Në një koment për mediat gjermane, kreu i komisionit për çështje europiane në Bundestagun gjerman, thotë se korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri janë në nivele problematike.

Kreu i komisionit për çështjet europiane në parlamentin gjerman Gynter Krishbaum e vlerëson si të parakohëshme hapjen e negociatave të antarësimit me Shqipërinë. Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se “Momentalisht, hapja e negocjatave të antarësimit me Shqipërinë është e parakohëshme”. Ai ka postuar edhe adresën në internet të një shkrimi së përditshmes Tagesanzeiger, ku ai citohet të ketë thënë se “Mbi të gjitha, korrupsioni dhe niveli i lartë i aktivitetit të krimit të organizuar është problematik”.

Në shrkimi citohet edhe deputeti socialkristian Florian Han, i cili ka kërkuar ngritjen e një komisioni me deputetë të shumicës qeverisëse për të vlerësuar nëse Shqipëria i përmbush kriteret për hapjen e negociatave të antarësimit në Bashkimin Europian. Han shprehet se nuk do të ketë asnjë lëshim politik. Ngritja e komisionit i paraprin vendimit të parlamentit gjerman, për të pranuar ose jo rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen ose e negociatave të antarësimit me Shqipërinë.

Deklaratat kritike të deputetit kristiandemokrat gjerman Krishbaum ka përfshirë në polemika kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha dhe kjo është pasqyruar edhe nga media gjermane. Qëndrimi kritik i Krishbaumit për rrugëtimin europian të Shqipërisë e ka vendosur politikanin e CDU-së në shenjestrën e mediave shqiptare pranë kryeministrit Rama. Ndër të tjera, Krishbaum është akuzuar se i shërben interesave të presdientit rus Vladimir Putin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!