Kreu operacionin e vështirë, flet Izmir Smajlaj: Mendova se karriera ime mbaroi

schedule08:28 - 1 Qershor, 2022

schedule 08:28 - 1 Qershor, 2022

Atleti shkodran, Izmri Smajlaj i është nënshtruar një operacioni në Itali, pasi dëmtoi gjurin në stadiumin “Loro Borici”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se gjithçka ka shkuar shumë mirë, megjithëse në momentet e para mendonte se karriera e tij u mbyll.

Sakaq, Izmiri zbuloi se aktualisht po ndjek seancat e fizioterapisë derisa të rikuperohet dhe të rikthehet në pistë.

“Ka qenë momenti më i vështirë në jetën time, sepse ishte një garë në vendin tim dhe isha para shumë sfidave botërore. Për momentin mendova se karriera ime mbaroi, por do të rikthehem më i fortë dhe po bëj terapi. Më kanë thënë që do të rikthehem 100%.

Po shfrytëzoj verën për herë të parë në jetën time, po bëj pushime. Fizioterapinë do e bëj te Ilvi Begolli te fizioterapisti Kombëtares.

Kam vendosur të rri në Tiranë se më duhet të shkoj çdo ditë për dy muaj në fizioterapi. Rikthimin e mendoj vitin tjetër në mars, mendoj përpara garave.

Mua më vjen keq që u dëmtova në një garë shqiptare që u dëmtova në një garë shqiptare, pa rëndësi. Të paktën të isha dëmtuar në Europian”, u shpreh Smajlaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!