Kreu i Wagner: Shteti është i paaftë të mbrojë Rusinë

schedule11:38 - 9 Maj, 2023

schedule 11:38 - 9 Maj, 2023

Kreu i grupit paraushtarak Wagner akuzoi ushtarët e ushtrisë ruse se braktisën pozicionet e tyre në Bakhmut, epiqendra e luftimeve në Ukrainën lindore, dhe akuzoi shtetin se nuk ishte në gjendje të mbronte Rusinë.

“Sot, një nga njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes u largua. Ata braktisën pozicionet e tyre dhe ikën,” tha Yevgeny Prigozhin.

“Pse shteti nuk mund ta mbrojë vendin?” tha ai sërish në një video të postuar në Telegram, teksa presidenti rus Vladimir Putin po mbante fjalim në një paradë ushtarake në Moskë për të përkujtuar fitoren ndaj Gjermanisë naziste.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!