Kreu i Urdhrit të Farmacistëve: Po injorohemi nga shteti, situata kërkon solidaritet

schedule12:42 - 25 Mars, 2020

schedule 12:42 - 25 Mars, 2020

Janë farmacistët ata që gjenden më pranë nesh në këtë situatë. Diana Toma Drejtore e Urdhrit të Farmacistëve në një intervistë telefonike për ABC News shprehu pakënaqësinë, për mënyrën se si po injorohen punonjësit dhe profesionistët e sektorit të farmaceutikëve nga ana e Instancave shtetërore.

Sipas Tomës, Instancat shtetërore nuk po marrin aspak në konsideratë mendimin e profesionistëve farmaceutikë duke i injoruar ata në këtë situatë e cila ka nevojë për solidaritet.

“Ku konsiston fyerja ndaj profesionistëve të farmacisë. Janë lënë në injorim total qoftë për mënyrën se si do të organizohen qoftë sa i takon injorimit të këtyre profesionistëve. Kjo nuk i takon qytetarit, këtë fyerje e kemi ndjerë nga instancat e sektorit tonë.

Të lihen pa përmendur dhe të lihen pa përmendur bluzat e bardha të sektorit të farmaceutikëve është e patolerueshme.

Ne kërkojmë sa i takon komunikimeve me institucionet përkatëse, ai arbitrariteti në mënyrën e të urdhëruarit, nuk duhen që kontaktet midis institucioneve të jenë thjesht në formën urdhëruese dhe duke mos marrë parasysh asnjë mendim të profesionistëve tanë.

U bëj thirrje Institucioneve shtetërore që të kenë ndjenjën e bashkëpunimit veçanërisht në këtë situatë. Kjo situatë kërkon solidaritet me njëri-tjetrin”, tha Toma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!