Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i SPAK, në Kuvend/ Gjikondi: Deputetët e PD, nivel mediokër. Beqiri: Pyetjet, vetëm për t’i pëlqyer Sali Berisha

schedule20:19 - 27 Tetor, 2025

schedule 20:19 - 27 Tetor, 2025

Juristja Brizida Gjikondi thotë se deputetët e PD treguan nivel shumë të ulët, lidhur me pyetjet që i bënë drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, teksa ky i fundit raportoi në Kuvend, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për vitin 2024.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se deputetët socialistë nuk duhej të heshtnin, por të bënin edhe ata pyetje.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se pyetjet e opozitës nuk kishin lidhje me detyrën e Dumanit, por u bënë për t’i pëlqyer kreut të PD, Sali Berisha.

Brizida Gjikondi: Nuk e kishte me sallën emocionin, se sa e kishte me publikun shqiptar. Nuk e pashë të kompleksuar, të emocionuar po. Niveli i deputetëve të PD ishte skandaloz, mjeranë. Të gjithë bënin muhabet, jo Irena Gkoka pyesnin servilët e Berishës. Një nivel mediokër. Deputetë socalistë duhet të bënin pyetje. Mu duk si një formë pabesie. Këtej hiqen si autorë të reformës në drejtësi dhe këtej heshtin. Berisha, rrinte me kokën ulur. Kur ishin pyetjet e Këlliçitm, Nokës  eBaçit, fokusohej kamera. Pasi iku Dumani, shkoi në podium. Ishte show, nuk kishte asgjë konkrete. Kur shkonte zoti mediu dhe fliste për hallin e vet, të gjithë rretulloheshin te pjesa e tyre. Edhe fjala e zotit Xhafaj, kishte hallin pse ka shumë njerëz në burgje. Kishte hall tjetër, të njerëzve që janë në burg dhe nuk mundet që t’i ndihmojë”, theksoi ai.

Idajet Beqiri: Dumani e kishte jashtëzakonisht të vështirë përballjen. Një prokuror që po heton dhe di shumë për krimet e Sali Berishës, Flamur Nokës dhe Belind Këlliçit dhe një sërë çështje të tjera, kur i shikon këta njerëz, ata mundohen t’i bëjnë gjyqin këtij. Kur shikon që aty vetëm juridike nuk ka gjë. Ato pyetje bëhen për atë organizatën e Saliut. Pyetjet nuk kishin lidhje me detyrën e Dumanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!