Tetë ditë e ndajnë Kosovën nga dita e përcaktuar në Kushtetutë, për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se një kandidat për president që i takon familjes Jashari çdoherë do t’i përgjigjej me po.
Ish-ambasadori Syli Ukshini, në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, ndërsa foli për zhvillimet politike në Kosovë, dhe zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, tha se Albin Kurti po tregon që ka një vizon të qartë, ndryshe nga opozita.
Ai tha se nja kandidat për President nga familja Jashari ‘piketon’ bazenin e votave brenda radhëve të LDK.
“Albin Kurti po godet jashtëzakonisht lart. Nëse me Vjosa Osmanin ka marrë votë na bazenin e LDK, me zgjedhjen e një personi nga familja Jashari ka piketuar bazenin e votave brenda radhëve të LDK. Pra nëse politikanët e opozitës po flasin kuturu, Albin Kurti ka një agjendë, një destinacion dhe një objektiv më të qartë se kundërshtarët e tij”, u shpreh ai.
Nga ana e tij, Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit, u shpreh se është shumë e rëndësishme që vendi të ketë institucione të stabilizuara.
Gjithashtu u shpreh se një kandidat për president nga familja Jashari është zgjedhja e duhur.
“Janë shumë çështje në lojë dhe mbetet të parë se si do të vijojë ky zhvillim. Në rrethanat aktuale që po kalon Kosova, emri i familjes Jashari do të ishte i pazëvendësueshëm dhe një mundësi për të krijuar një unitet. Besoj edhe si shoqëri nëse do kishte President të Unitetit, një kandidaturë nga familja Jashari do të ishte e duhura”, tha ai.


