Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kreu i qytetit meksikan vritet nga bandat pasi bllokoi rrugët për parandalimin e COVID-19

schedule14:20 - 9 Prill, 2020

schedule 14:20 - 9 Prill, 2020

Kryetari i qytetit meksikan Mahahauala, Obed Duron Gomez, është vrarë nga narko-bandat pasi kishte urdhëruar të bllokohen rrugët që çojnë në qytetin e tij, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Gomez, i pari i qytetit Mahahauala, është vrarë ndërkohë që po udhëtonte drejt pjesë jugore të Meksikës.

Ai në momentin e  vrasje ishte brenda një minibusi me pasagjerë tjerë, kur disa persona që ishin në një automjet në lëvizje pranë tyre hapën zjarr.

Por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Sulmuesit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, kurse hetuesit që kishin dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur 20 gëzhoja të plumbave si dhe automjetin që është përdorur për sulm.

Gomez ishte kërcënuar vazhdimisht nga bandat kriminale që bëjnë shpërndarjen e drogës, pasi nuk u kishte pëlqyer vendimi i tij të bllokojë rrugët që qojnë në qytetin Mahahauala./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!