Ne gjykaten e posaçme u mbajt seanca për vlerësimin e masës se sigurise ndaj kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri i akuzuar nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim. Më herët me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si edhe “Detyrimi për t’u paraqitur në prokurori. Më datë 24 qershor kreu i Prokurimeve Publike u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe 7 zyrtarë te tjerë si dhe 3 përfaqësues të kompanive të ndërtimit.
Akuza ka të bëjë me tenderin për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km dhe me vlerë 2.29 milionë euro.
Shqyrtimi i procedurës nga ana e autoritetit kontraktor ka pasur paligjshmëri, të cilat Komisioni i Prokurorimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë.
Ndërkohë në përfundim të seancës, ka mbetur në fuqi masat e pezullimit nga detyra dhe detyrim paraqitje për Jonaid Myzyrajn, kreun e Prokurimeve Publike./ abcnews.al

